Telegrafi

Formacionet zyrtare: Spanja dhe Republika Çeke në sfidën e drejtpërdrejtë për vendet e para

Spanja është nikoqire e Republikës Çeke në Estadio La Rosaleda për ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

La Roja ndodhet në vend të dytë me pesë pikë, dy më pak se lideri Portugalia që e kryeson grupin.

Republika Çeke ka grumbulluar katër pikë nga një fitore, një barazim dhe një humbje në tri ndeshjet e para.

Përzgjedhësit Luis Enrique dhe Jaroslav Silhavy i kanë caktuar taktikat dhe ekipet startuese të kësaj sfide.

(Foto: Flashscore)

Formacioni startues i Spanjës: Unai Simon; Carvajal, Eric Garcia, Inigo Martinez, Marcos Alonso; Carlos Soler, Rodri, Koke; Asensio, Morata, Dani Olmo.

Formacioni startues i Republikës Çeke: Mandous; Zima, Brabec, Jemelka; Coufal, Soucek, Sadilek, Zeleny; Cerny, Kuchta, Pesek.

/Telegrafi/