Telegrafi

Formacionet zyrtare: Spanja dhe Italia kërkojnë finalen e Ligës së Kombeve

Për të dytën herë brenda dy vitesh, Spanja dhe Italia takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Sonte (e enjte) dy fuqitë e futbollit evropian vihen përballë në stadiumin De Grolsch Veste në Enschede të Holandës.

La Roja fitoi në vitin 2021, mirëpo humbi në finale nga Franca. Në përballjen e sotme, skuadra fituese do të vazhdojë në finalen e të dielës, ku do të përballet me Kroacinë që e eliminoi Holandën në gjysmëfinalen.

Përzgjedhësit Luis De La Fuente dhe Roberto Mancini i kanë caktuar skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Spanjës: Unai Simon; Jesus Navas, Le Normand, Laporte, Jordi Alba; Rodri, Mikel Merino; Rodrigo Moreno, Gavi, Yeremy Pino; Morata.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Acerbi, Toloi, Bonucci; Di Lorenzo, Barella, Jorginho, Frattesi, Spinazzola; Zaniolo, Immobile.


/Telegrafi/

(Foto: UEFA)