Telegrafi

Formacionet zyrtare: Spanja dhe Gjermania startojnë me më të mirët në dispizicion

Derbi më i madh deri më tani në këtë Kampionat Botëror do të zhvillohet sonte (e diel) në mes të Spanjës dhe Gjermanisë.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Al Bayt Stadium”.

Spanja është aktualisht lidere e Grupit E më tri pikë, aq sa ka edhe Japonia dhe Kosta Rika.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Gjermania ende nuk ka shijuar triumf, pasi u mposht në rrethin e parë nga japonezët në mënyrë shokuese, derisa sonte do të kërkojnë të fitojnë domosdoshmërisht.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Simon, Alba, Laporte, Rodrigo, Carvajal, Busquets, Pedri, Gavi, Asensio, Ferran, Olmo.

Gjermania: Neuer, Rudiger, Raum, Kehrer, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Muller, Musiala, Sule, Gundogan. /Telegrafi/