Shkupi do të jetë nikoqirë i Ballkanit në ndeshjen e parë të fazës ‘Play-Off’ në Ligën e Konferencës që zhvillohet sonte në ‘National Arena Toshe Proeski’.
Dy skuadrat shqiptare janë të gatshme për përballjen e parë mes vete pasi qëllimi i tyre tanimë është të shkruajnë historinë për t’u futur në grupet e kësaj gare.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Trajneri i Shkupit, Goce Sedlloski, ka vendosur ta fillojë ndeshjen me emra si Hamidi, Trapanovski, Adentunji në sulm.
Në anën tjetër Ilir Daja iu beson lojtarëve të njëjtë, duke startuar me Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani në fazën e sulmit.
Shkupi: Naumovski, Senghor, Margvelashvili, Sheji, Berdarovski, Queven, ALvarez, Cephas, Hamidi, Trapanovski, Adentunji
Ballkani: Ljuljanovic, Kuc, Jashanica, Dellova, Ar. Thaqi, Zyba, As. Thaqi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
/Telegrafi/