Në Glavnaya Arena (Stadionul Sheriff) në Tiraspol të Moldavisë, Shkëndija zhvillon ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sheriff Tiraspol.
Kampioni i Maqedonisë është në pozitë shumë të mirë, meqenëse e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0.
Kujtojmë që goli fantastik i Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë, ishte vendimtar për fitoren e tetovarëve në Filip Arena II në Shkup.
Falë rezultatit nga ndeshja e parë, kampioni i Maqedonisë do ta ketë për qëllim që të mos e humbë sfidën kthyese, duke qenë se çfarëdo barazimi e kualifikon tutje.
Po ashtu, do të përpiqet të shënojë gola, sepse nëse realizon dhe humb me një gol diferencë, atëherë Shkëndija do të jetë në raundin tjetër.
Formacioni startues i Sheriff Tiraspol: Serghei Pascenco, Jo Santos, Cristiano, Antun Palic, Vladimir Kovacevic, Ziguy Badibanga, Alhaji Kamara, Mateo Susic, Yuri Kendysh, Rifet Kapic, Veaceslav Posmac.
Formacioni startues i Shkëndijës: Kostadin Zahov, Egzon Bejtulai, Armend Alimi, Visar Musliu, Besart Ibraimi, Ennur Totre, Remzifaik Selmani, Mevlan Murati, Stenio Junior, Izair Emini, Mevlan Adili.
Skuadra fituese do të luajë kundër Salzburgut në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa ekipi humbës luan ose ndaj Santa Colomas ose ndaj Valur Reykjavik në rrethin e tretë kualifikues të Europa League. /Telegrafi/