Telegrafi

Formacionet zyrtare: Sheffield – Manchester United

Sheffield United dhe Manchester United i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës s 13-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të zhvillohet në stadiumin “Bramall Lane” me Djajtë e Kuq që shihen si favorit.

Sheffieldi në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit Dean Henderson, shkaku që ai është në pronësi të United dhe me marrëveshje atij nuk i lejohet të luajë ndaj skuadrës së tij.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa, Eric Baillyn, Diego Dalot, Scott McTominay, Paul Pogba dhe Marcos Rojo, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Sheffieldit: Moore, Basham, Hagielka, O’Connell, Baldock, Stevens, Norwood, Lundstra, Fleck, McGoldrick, Mouset.

Formacioni startues i Manchester Uited: De Gea, Jones, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka, Andreas, Fred,  Williams, James, Martial, Rashford. /Telegrafi/