Telegrafi

Formacionet zyrtare: Sevilla dhe Unitedi në një përballje interesante

Sevilla dhe Manchester Unitedi takohen në Ramon Sanchez Pizjuan për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Fokusimi kryesor i skuadrës vendase pritet të jetë mospranimi i golave dhe përpjekja për ta fituar ndeshjen, ndërkohë që mysafirët do të tentojnë ta ndëshkojnë kundërshtarin, në mënyrë që në ndeshjen kthyese t’i kenë gjërat më të lehta.

Sa u përket ligave respekitve, andaluzianët mbajnë vendin e pestë në tabelën e La Ligas, ndërsa Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të dytë në Ligën Premier.

Vincenzo Montella dhe Jose Mourinho i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacioni zyrtar i Sevillas:

Formacioni zyrtar i Manchester Unitedit: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Young, Matic, McTominay, Herrera, Mata, Sanchez, Lukaku.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 13 mars në Old Trafford. /Telegrafi/