Klubi i vetëm shqiptar në garat evropiane, Shkëndija e Tetovës do të jetë mysafir te kampioni norvegjez Rosenborg.
Ndeshja e parë e ‘Play-Off’-it në Ligën e Evropës do të zhvillohet në Trondheim të Norvegjisë.
Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, do të luaj në këtë ndeshje me formacionin 3-4-1-2, ku dyshja sulmuese do të përbehet nga Ibraimi dhe Emini.
Ndërkohë vendasit e Rosenborg, në këtë sfidë luajnë me formacionin 4-3-3.
Tanimë kanë dalë edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Formacionet zyrtare:
Rosenborg: Hansen, Hedenstad, Hovland, Reginiussen, Meling, Jensen, Lundemo, Konradsen, Jebali, Bendtner, Levi.
Shkëndija: Zahov, Adili, Musliu, Murati, Junior, Alimi, Totre, Mici, Nafiu, Emini, Ibraimi. /Telegrafi/