Telegrafi

Formacionet zyrtare: Romës i duhet me patjetër fitorja ndaj Bolognas

Roma është mysafire e Bolognas për duelin që luhet në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, Do të luhet në Stadio Renato Dall’Ara.

Për këtë ndeshje, vendasit do të jenë pa Soumaro, Sansone dhe Soriano, që janë të lënduar, ndërsa Posch ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Giallorossët kanë më shumë mungesa si, Stephan El Shaarawy, Marash Kumbulla, Rick Karsdorp, Llorente dhe Chris Smalling, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet bazë

Bologna: Skorupski; Cambiaso, Bonifazi, Sosa, Lykogiannis; Domínguez, Schouten, Ferguson; Orsolini, Arnautovic, Barrow.

Roma: Svilar; Çelik, Cristante, Ibáñez; Missori, Camara, Tahirovic, Wijnaldum, Zalewski; Solbakken, Belotti. /Telegrafi/