Telegrafi

Formacionet zyrtare: Romës i duhet fitorja ndaj Genoas

Në ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A, Roma e pret Genoan në Stadio Olimpico.

Giallorossët janë në vend të katërt në tabelë me 61 pikë dhe vazhdojnë garën për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Lazio që ndodhet një pozitë më poshtë ka pikë të barabarta me rivalin lokal, derisa Interi (që e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje) është një vend më lartë me dy pikë më shumë.

Prandaj, Roma me çdo kusht duhet ta fitojë këtë ndeshje dhe ndeshjet e mbetura për ta pasur të sigurt pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane në edicionin e ardhshëm.

Genoa është në vend të 12-të në tabelë me 38 pikë të arkëtuara dhe ndodhet në një pozitë komode.

Trajneri Eusebio Di Francesco duhet të tregohet më i mirë se homologu i tij te skuadra kundërshtare, Davide Ballardini.

Formacioni startues i Romës: Alisson; Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Gerson, Gonalons, Pellegrini; Under, Dzeko, El Shaarawy.

Formacioni startues i Genoas: Perin; El Yamiq, Rossettini, Zukanovic; Rosi, Rigoni, Hiljemark, Bertolacci, Migliore; Pandev, Lapadula.

/Telegrafi/