Romës i duhet fitorja kundër Qarabagut, në ndeshje e fundit dhe vendimtare në fazën e grupeve.
Romakët e kanë marr shumë seriozisht këtë ndeshje, pasi që në ndeshjen tjetër Chelsea luan me Atletico Madridi dhe fitorja e mysafirëve dhe Roma me rezultat tjetër përveç fitores do të eliminohej.
Eusebio Di Francesco ka zgjedhur lojtarët më të mirë për këtë ndeshje, duke kërkuar që ta mbyll që në fillim.
Në sulm do të luajë Edin Dzeko, ndërsa do të mbështetet nga Perotti dhe El Shaarawy.
Në anën tjetër te Qarabag nuk do të luajë Ansi Agolli./Telegrafi/
Roma: Alisson, Forenzi, Manolas, Fazio, Kolarov, Nainggolan, De Rossi, Strootman, El Shaarawy, Dzeko, Perotti.
Qarabag: Sehic, Garayev, Medvedev, Míchel, Ndlovu, Madatov, Almeida, Ismayilov, Yunuszada, Rzeźniczak, Guerrier
TEAM NEWS | 📋 | Here it is, our starting XI for tonight's decisive Champions League game against Qarabag. DAJE ROMA! 💛❤️
#ASRoma #UCL #RomaQarabag pic.twitter.com/C76M6Ep7NB— AS Roma English (@ASRomaEN) December 5, 2017