Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma përballet me Parmën, kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Roma do të përballet me Parmën në kuadër të xhiros së 38-të në Serie A, e që është ndeshja e fundit për sezonin 2018/2019.

Romakët janë duke e kërkuar kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa Parma tashmë e ka siguruar mbijetesën, mirëpo do të kërkojnë të ngjiten më lartë.

Giallorossët janë aktualisht në vendin e gjashtë me 63 pikë, tri më pak se Atalanta (vendi i tretë) dhe Interi (vendi i katërt), ndërsa kanë dy pikë më pak se Milani.

Nga ana tjetër, Parma është në pozitën e 13-të me 41 pikë, gjersa do të shpresojë që së paku të ngjitet në vendin e 11-të.

Ndeshja që fillon në ora 20:30 do të zhvillohet në stadiumin Olimpico, derisa Roma do të shpresojë në dështimin e Atalantas, Interit dhe Milanit që të ngjitet në pozitën e tret apo të katërt.

Formacioni startues i Romës: Mirante, Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov, De Rossi, Pellegrini, El Shaarawy, Pastore, Perotti, Dzeko.

Formacioni startues i Parmas: Frattali; Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo, Gobbi; Dezi, Stulac, Kucka; Sprocati, Ceravolo, Gervinho.

/Telegrafi/