Telegrafi

Formacionet zyrtare, Roma – Parma: Pas tri humbjesh, dy skuadrat kërkojnë fitore

Roma do ta pres sot Parman në Stadio Olimpico nga pra 21:45, në një ndeshje që është jetike për romakët pasi vijnë nga tri humbje radhazi.

Nga ë njëjta formë vijnë edhe Parma që ka pësuar tri humbje, por për Romën ka më shumë rëndësi pasi kërkojnë një vend në garat evropiane.

Roma po vuan mungesën e mbrojtsëve, ku mesfushori Cristante është zhvendosur në qendër të mbrojtjes, që sot është me tre.

Lorenzo Pellegrini dhe Henrikh Mkhitaran do ta ndihmnojnë Edin Dzekon në sulm.

Parma luan në sulm me Andreas Cornelius, Dejan Kulusevski dhe Gervinhon.


Roma:  Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Bruno Peres, Diaëara, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

 

Parma:  Sepe; Darmian, Iacoponi, Bruno Alves, Pezzella; Kucka, Hernani, Barillà; Kulusevski, Cornelius, Gervinho.

 


/Telegrafi/