Telegrafi

Formacionet zyrtare, Roma – Bayer Leverkusen

Roma do të pres Bayer Leverkusenin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës në Olimpico.

Jose Mourinho duhet të përqendrohet më shumë në fitimin e Ligës së Evropës pasi ka mbetur prapa në garën për një pozitë të top katërshe në Serie A.

Te Roma mungojnë Stephan El Shaarawy, Chris Smalling, Marash Kumbulla, Diego Llorente dhe Rick Karsdorp. Paulo Dybala dhe Gini Wijnaldum janë gati, por vetëm nga stoli.

Bayer Leverkusen kishte qenë në një seri prej 14 ndeshjesh pa humbje deri në humbjen ndaj FC Koln në fundjavë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.

Ish-sulmuesi i Romës, Patrik Schick është jashtë për pjesën tjetër të sezonit, ndërsa mungojnë edhe Karim Bellarabi, Callum Hudson-Odoi dhe Andrey Lunev.


Roma: Rui Patricio; Mancini, Cristante, Ibanez; Celik, Matic, Bove, Spinazzola; Pellegrini; Belotti, Abraham

Bayer Leverkusen: Hradecky; Kossounou, E Tapsoba, Tah; Frimpong, Palacios, Andrich, Hincapié; Diaby, Wirtz; Hlozek.


/Telegrafi/