Telegrafi

Formacionet zyrtare, Roma – Bayer Leverkusen: De Rossi dhe Alonso me më të mirët në dispozicion

Roma pret Bayer Leverkusenin në “Olimpico” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Roma vjen në këtë fazë pasi eliminoi Milanin, Brightonin dhe Feyenoordin në fazat e eliminimit direkt.

Në anën tjetër, gjermanët kanë eliminuar Qarabagun dhe West Hamin.

Daniele de Rossi ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me emra si Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala.

Në anën tjetër, Xabi Alonso do të luajë Florian Wirtz dhe Amine Adli, ndërsa  Patrik Schick dhe Victyor Boniface janë në bankë.


Roma: Svilar; Karsdorp, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy.

Bayer Leverkusen: Kovar; Stanisic, Tah, Rapsoba; Frimpong, Andrich, Xhaka, Hincapie; Wirtz, Adli, Grimaldo.


/Telegrafi/