Atletico Madridi është larg titullit kampion vetëm edhe një fitore, ku në ndeshjen e fundit të javës së 38-të udhëton te Real Valladolid.
Të besuarit e Diego Simeones janë lider në La Liga me 83 pikë, ndërsa Valladolid janë në vendin e 19-të me 31 pikë.
Atletico do të shkojë për fitore dhe titullin e kampionit, ndërsa Real Valladolid do të shpresoj që në rast fitoreje, Elche dhe Huesca do të humbasin.
LaLiga finale here we come! pic.twitter.com/1RzdSlz7ft
— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 22, 2021
Për këtë ndeshje Simeone ka vendosur të luajë me emra si Correa dhe Luis Suarez.
Në anën tjetër vendasit do të rrezikojnë me Weissman dhe Marcos André.
Real Valladolid: Masip; Janko, Olivas, El Yamiq, Olaza; Toni Villa, San Emeterio, Roque Mesa, Óscar Plano; Weissman dhe Marcos André.
Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Felipe, Giménez, Hermoso; Llorente, Koke, Saúl, Carrasco; Correa dhe Luis Suárez.
/Telegrafi/