Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG – Toulouse

Paris Saint-Germain përballet me Toulousen në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”.

Për këtë takim, PSG do të jetë pa Neymarin, Kylian Mbappen, Sergio Ramosin, Prensel Kimpemben dhe Mukielen, që janë të lënduar, ndërsa Marco Verratti ka karton të kuq.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Toulouse ka mungesa si Kebendhe Helaey, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma – Hakimi, Marquinhos, Danilo, Nuno Mendes – Vitinha, Renato Sanches, Fabian Ruiz – Soler – Messi, Ekitike.

Toulouse: Dupe, Kamanzi, Rouault, Nicolaisen, Diarra, Spierings, Van de Boomen, De Jaegere, Aboukhlal, Onaiwu, Chaibi. /Telegrafi/