Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG për triumfin e radhës ndaj Saint Etienne

Paris Saint Germaini është nikoqir i Saint Etienne në ndeshjen e javës së pestë në Ligue 1.

Kampioni francez është favorit për ta regjistruar fitoren e radhës, para tifozëve në Parc de Princes.

Në katër xhirot e para, PSG ka regjistruar po aq fitore dhe numëron 12 pikë rekorde.

Saint Etienne ka një fitore dhe tri barazime në katër ndeshjet e para dhe ka arkëtuar gjashtë pikë.

Formacioni startues i Paris Saint Germainit: Areola – Meunier, Thiago Silva, Kimpembe, Juan Bernat – Verratti, Lass, Rabiot – Di Maria, Cavani, Draxler.

Formacioni startues i Saint Etienne: Ruffier – Kolodziejczak, Perrin, Subotic, Gabriel Silva – M’Vila, Selnaes – Salibur, Khazri, Monnet-Paquet – Diony.

Rivalët më të afërt të PSG, Dijon dhe Toulouse janë tri pikë prapa liderit të Ligue 1. /Telegrafi/