Telegrafi

Formacionet zyrtare, PSG – Lille: Messi starton, në kërkim të golit të parë në Ligue 1

PSG pret Lille në kuadër të javës së 12-të të Ligue 1, në një ndeshje derbi.

Parisienët kërkojnë ta kthejnë titullin që Lille e mori sezonin e shkuar, duke bërë befasinë e madhe.

PSG janë në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Lille në vendin e 10-të me 15 pikë.

Maurizio Pochettino për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Leo Messi e Neymar në sulm.

Në anën tjetër Lille do të paraqitet me yje si Burak Yilmaz e Renato Sanches.


PSG: Donnarumma; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Bernat; Gueye, Danilo, Wijnaldum; Di María, Messi, Neymar

Lille: Grbic; Çelik, Fonte, Djalo, Reinildo; Ikoné, Renato Sanches, Xeka, Bamba; David, Yilmaz.


/Telegrafi/