Paris Saint-Germain është mysafir i Real Sociedadit për ndeshjen e dytë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 në të mirë të parisienëve, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të përcaktohet se kush kalon në çerekfinale.
PSG edhe për këtë takim shihet si favorit për të fituar, sidomos pas rezultatit nga ndeshja e parë.
Në anën tjetër, Sociedadi do të synojë të shkaktojë befasi dhe ta eliminojë ekipin nga Ligue 1.
Formacionet zyrtare:
Real Sociedad: Remiro; Javi Galán, Zubeldia, Le Normand, Traoré; Mikel Merino, Zubimendi, Brais Méndez; Oyarzabal, Becker, Kubo.
PSG: Donnarumma; Hakimi, Beraldo, Lucas Hernández, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Mbappé, Barcola. /Telegrafi/