Paris Saint-Germaini dhe Dortmundi do të përballen sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Signal Iduna Park’ fitimtar dolën verdhezinjtë të cilët shënuan fitore me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Niclas Fullkrug.
Parisienët po kërkojnë finalen e dytë brenda katër viteve, ndërsa Dortmundi të parën që prej vitit 2013 ku humbën ndaj Bayernit.
Të dy trajnerët kanë vendosur që në këtë takim të futen me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes, Zaire Emery, Vitinha, Ruiz, Dembele, Ramos, Mbappe.
Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels, Brandt, Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson, Adeyemi./Telegrafi/
🚨 STARTING XI VS PSG 🚨 pic.twitter.com/JvWc9lwaKE
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 7, 2024