Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG dhe Monaco në kryendeshjen e javës së katërt

Në Parc des Princes zhvillohet ndeshja kryesore e javës së katërt në Ligue 1 ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Monacos.

Kampioni francez i ka fituar të tria takimet e para dhe qëndron në kuotën e nëntë pikëve, prandaj dëshiron të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Christophe Galtier dhe Philippe Clement, të cilët i kanë zgjedhur ekipet që do të luajnë nga fillimi.

Ndërkaq, Monaco numëron vetëm katër pikë, nga një fitore, një barazim dhe një humbje, në tri javët e para.


Formacioni startues i Paris Saint-Germain: Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Kimpembe; Hakimi, Renato Sanches, Verratti, Nuno Mendes; Messi; Mbappe, Neymar.

Formacioni startues i Monaco: Nubel; Disasi, Maripan, Badiashile – Aguilar, Fofana, Camara, Caio Henrique; Volland, Ben Yedder, Golovin.


/Telegrafi/