Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG dhe Marseille zhvillojnë klasiken franceze

Paris Saint Germain dhe Olympique de Marseille zhvillojnë derbin e javës së 27-të në Ligue 1.

Parc de Princes është arena e duelit të dy skuadrave të mëdha franceze, të cilat pozicionohen në vendet e para të tabelës.

Klubi kryeqytetas është lider me 68 pikë të arkëtuara, nga 22 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

(Foto: Twitter/PSG)

Ndërkaq, Marseille mban vendin e tretë në tabelë me 55 pikë, nga 16 fitore, shtatë barazime dhe tri humbje.

Trajnerët Unai Emery dhe Rudi Garcia kanë përfshirë në formacionet startuese lojtarët për të cilët besojnë se janë në formë më të mirë për këtë përballje.

Formacioni zyrtar i Paris Saint-Germainit: Areola; Alves, T Silva, Marquinhos, Kurzawa; Lass, Lo Celso, Rabiot; Neymar, Cavani, Mbappe.

Formacioni zyrtar i Marseille: Pele; Sakai, Rolando, Rami, Amavi; Gustavo, Anguissa; Thauvin, Payet, Ocampos; Germain.

/Telegrafi/