Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG dhe Marseille zhvillojnë klasiken franceze

Paris Saint-Germain dhe Olympique de Marseille zhvillojnë derbin francez të njohur si ‘Le Classique’.

Në përballjen që zhvillohet në Parc de Princes, kampioni i Ligue 1 është favorit për të regjistruar fitoren e radhës dhe për ta forcuar renditjen tabelore.

PSG është lider në tabelë me 17 pikë më shumë se përcjellësi i parë (Lille), si edhe i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Marseille është në vend të katërt në tabelë dhe deri në fund të sezonit do të përpiqet ta zë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të shënojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Thomas Tuchel dhe Rudi Garcia.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Areola – Kurzawa, Silva, Kimpembe, Marquinhos, Meunier – Alves, Paredes, Verratti – Mbappe, Di Maria.

Formacioni startues i Olympique de Marseille: Mandanda; Sarr, Kamara, Caleta-Car, Sakai – Thauvin, Sanson, Lopez, Ocampos – Balotelli, Germain.

/Telegrafi/

Exit mobile version