Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSG dhe Lyoni në ndeshjen kryesore të javës në Ligue 1

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Lyonit në Parc des Princes për ndeshjen e javës së 29-të në Ligue 1.

Skuadra kryeqytetase është në krye të tabelës me 66 pikë të arkëtuara, gjashtë më shumë se përcjellës i parë, Lens.

Lyoni është i dhjeti në renditjen tabelare me 41 pikë, dhjetë pikë larg zonës evropiane.

Trajnerët Christophe Galtier dhe Laurent Blanc e kanë bërë zgjedhjen e formacioneve startuese.


Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma – Hakimi, Danilo Pereira, Marquinhos (c), El Chadaille, Nuno Mendes – Vitinha, Verratti, Renato Sanches – Messi, Mbappé.

Formacioni startues i Olympique Lyonnais: Lopes; Lovren, Lukeba, Diomandé; Kumbedi, Thiago Mendes, Lepenant, Tagliafico; Cherki, Lacazette, Sarr.


/Telegrafi/