Telegrafi

Formacionet zyrtare, Prishtina – Inter d’Escaldes: Finalja e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Prishtina, do të luajë ndaj kampionit të Andorrës, Inter d’Escaldes, në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Prishtina mposhti Folgoren me rezultat 2-0 në gjysmëfinale dhe sonte duket gati për sfidën që zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00.

Trajneri Zekerija Ramadani do të luajë nga minuta e parë në portë me Ardit Nikën.

Në mbrojtje janë të rreshtuar Besnik Krasniqi, Lumbardh Dellova, Leotrim Bekteshi dhe Gledi Mici.

Në mesfushë janë të vendosur kapiteni Lorik Boshnjaku dhe Sabien Lilaj, ndërsa nga krahër do të sulmojnë Endrit Krasniqi dhe Xhevdet Shabani.

Sulmi i është besuar dyshes Mendurim Hoti dhe Leotrim Kryeziu.


Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Bekteshi, Dellova, Mici, Lilaj, Boshnjaku, Shabani, E. Krasniqi, Hoti, Kryeziu.

Inter d’Esclandes: Gomes, Arias, Garcia, Luna, Ruiz, Hueso, Moreno, Mendy, Armengol, Fonullet, Solduga.


/Telegrafi/