Telegrafi

Formacionet zyrtare: Parma – Roma

Parma dhe Roma i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballje në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Takimi që fillon në ora 18:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Stadio Ennio Tardini’ – derisa Giallorossët shihen si favorit në letër.

Për dallim nga Parma që i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, romakët do të kenë disa mungesa në skuadër.

Roma nuk do të mund të llogaris në Bryan Crsitante, Nikola Kalinis, Lorenzo Pellegrini, që janë të lënduar, gjersa Mert Cetin që është i ndëshkuar me karton të kuq.

Formacioni startues i Parmas: Sepe, Iacoponi, Dermaku, Hernani, Cornelius, Scozzarella, Gervinho, Gagliolo, Kucka, Darmian, Kulusevski.

Formacioni startues i Romës: Lopez, Spinazzola, Fazio, Smalling, Kolarov, Mancini, Veretout, Zaniolo, Pastore, Kluivert, Dzeko. /Telegrafi/