Argjentina ka bërë përsëri ndryshime të mëdha, por kësaj radhe për të kërkuar fitoren e parë në grup kundër Nigerisë.
Argjentina ka vetëm një pikë deri më tani me një barazim me Islandën dhe një humbje me Kroacinë.
Në anën tjetër Nigeria ka fituar me Islandën për ta kërkuar edhe një fitore që do ta dërgonte tutje në fazën e eliminimit direkt.
Nigeria ka futur nga minuta e parë lojtari më në formë të tyre, Ahmed Musa, ndërsa më të do të jetë edhe Moses e Iheanacho.
Te Argjentina me Messin në sulm do të jetë Higuain, ndërsa luan edhe Di Maria nga minuta e parë.
Formacioni është 4-4-2 dhe Rojo kthehet të luajë në qendër. /Telegrafi/
Nigeria: Uzoho, Idoëu, Ndidi, Ekong, Balogun, Musa, Etebo, Mikel, Moses, Iheanacho, Omeruo
Argjentina: Armani, Mercado, Tagliafico, Banega, Higuaín, Messi, Di María, Mascherano, Perez, Marcos Rojo, Otamendi
https://twitter.com/City_Watch/status/1011656313657536512