Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Nigerisë dhe Bregut të Fildishtë, me këtë ta fundit që luajnë në vendin e tyre.
Një nga dy ekipet kombëtare më të mirë afrikane do të kërkojnë pas shumë vitesh trofeun.
Nigeria për këtë ndeshje u ka besuar emrave të Serie A në sulm, me Victor Osimhen, Ademola Lookman dhe Samuel Chukwueze.
Në anën tjetër te Bregu i Fildishtë, në sulm do të luajë Sebastian Haller i mbështetur nga Gradel dhe Adinga.
Ndeshja fillon në ora 21:00.
Nigeria: Nwabil, Ajayi, Ekong, Bassey, Zaidu, Iwobi, Onyeka, Aina, Chukwuze, Lookman, Osimhen.
Bregu i Fildishtë: Fofana, Konan, Ndicka, Kossounou, Aurier, Seri, Kessie, Fofana, Adinga, Haller, Gradel.
/Telegrafi/