Telegrafi

Formacionet zyrtare: Napoli luan për titull, Roma për top-katërshe

Stadiumi Diego Armando Maradona është arena e përballjes së rëndësishme në Serie A, ndërmjet Napolit dhe Romës.

Partenopei pozicionohen në vend të tretë në tabelë me 66 pikë dhe kanë mbetur pesë pikë prapa liderit Milan në garën për titull, ashtu që do të jenë në kërkim të pikëve të plota.

Në anën tjetër, Giallorossët mbajnë vendin e pestë në renditje me 57 pikë, gjashtë më pak se Juventusi në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Strategët Luciano Spalletti dhe Jose Mourinho i kanë përgatitur taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues.

Formacioni startues i Napolit: Meret; Zanoli, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Lobotka; Lozano, Fabián Ruiz, Insigne; Osimhen.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Sergio Oliveira, Zalewski; Pellegrini, Zaniolo, Abraham.

/Telegrafi/