Telegrafi

Formacionet zyrtare: Marseille-PSG, klasikja franceze në Ligue 1

Në Stade Velodrome zhvillohet derbi i Ligue 1, Le Classique, ndërmjet Olympique Marseille dhe Paris Saint-Germain.

Në sfidën e vlefshme për javën e 25-të në kampionatin francez, janë vënë përballë skuadrat, të cilat luftojnë për titullin e kampionit.

PSG është lider me 57 pikë të arkëtuara, pesë më shumë se Marseille që ndodhet në vend të dytë.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Igor Tudor dhe Christophe Galtier.


Formacioni startues i Olympique Marseille: Pau Lopez; Balerdi, Bailly, Rongier; Nuno Tavares, Guendouzi, Veretout, Kolasinac; Under, Malinovskyi; Alexis Sanchez.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Marquinhos, Ramos, Kimpembe; Mukiele, Verratti, Vitinha, Fabian Ruiz, Nuno Mendes; Messi, Mbappe.


/Telegrafi/