Telegrafi

Formacionet zyrtare: Manchester United – Newcastle

Manchester United dhe Newcastle do të takohen në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:00 në stadiumin Old Trafford.

Për këtë sfidë, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa Paul Pogban që është i lënduar.

Në anën tjetër, Newcastle nuk mund të llogarisë në Fabian Schar, Manquillo, Callum Wilson, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Unitedit: De Gea, Lindelof, Maguire, Martial, Rashford, Fred, Fernandes, James, Shaw, Wan-Bissaka, Matic.

Formacioni startues i Newcastles: Darlow, Krafth, Lascelles, Clark, Lewis, Hayden, Shelvey, Willock, Almiron, Saint-Maximin, Joelinton. /Telegrafi/