Telegrafi

Formacionet zyrtare: Manchester City tenton distancimin edhe më të thellë nga Liverpooli në takimin me Newcastlen

Manchester City do të përballet me Newcastle Unitedit në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30 do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, me Citizens që duan t’i marrin me patjetër tre pikë.

Për këtë ndeshje, kampioni në fuqi i elitës së futbollit anglez do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Newcastle është pa Ryan Fraser, Hayden dhe Lewis, që janë të lënduar.

Formacionet startuese

Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C), Grealish, Sterling, Jesus

Newcastle: Dubravak, Krafth, Lascelles, Burn, Targett, Longstaff, Guimaraes, Almiron, Saint-Maximin, Wood. /Telegrafi/