Telegrafi

Formacionet zyrtare, Manchester City – PSG: Sonte vendoset finalisti

Manchester City e pret PSG-në në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Parkun e Princave’, anglezët kishin marr fitore të madhe me rezultat 2-1.

Për këtë ndeshje Pep Guardiola ka zgjedhur të luajë me emra si Riyad Mahrez, Phil Foden e Bernardo Silva në sulm.

Në anën tjetër Maurizio Pochettino i ka besuar Mauro Icardit dhe Neymarit në sulm, ndërsa Kylian Mbappe ka mbetur në bankë.

Ndeshja fillon në ora 21:00, nga ku do të mësohet edhe finalisti i parë.


Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Rúben Dias, Zinchenko; De Bruyne, Fernandinho, Gündogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silva.

PSG: Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Ander Herrera, Paredes, Verratti; Di Maria, Icardi, Neymar.


/Telegrafi/