Telegrafi

Formacionet zyrtare: Manchester City – Napoli, dy skuadrat në sulm

 Dy skuadrat me futbollin më sulmues në këtë edicion do të përballen njëra me tjetrën.

Bëhet fjalë për Napolin e Maurizio Sarrit dhe Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Humbja në ndeshjen e parë ndaj Shakhtar Donetsk e detyron Napolin që ta kërkojë fitoren në këtë ndeshje pasi ka tri pikë.

Në anën tjetër City do të udhëtojë me e relaksuar pasi tani ka gjashtë pikë dhe udhëheq grupin e vetme.

Sarri do të debutojë me Hysajn në mbrojtje, sulmi i besohet Mertens i mbështetur nga Callejon dhe Insigne.

Në anën tjetër Guardiola u ka besuar nga minuta e parë treshes Sterling, Sane dhe Jesus. /Telegrafi/


Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Diawara, Zieliński, Hamsik; Callejón, Insigne, Mertens.

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Otamendi, Delph; Fernandinho, De Bruyne, David Silva; Sterling, Sané, Jesus.