Telegrafi

Formacionet zyrtare: Manchester City kërkon vetëm trepikë ndaj Burnleyt

Manchester City dhe Burnley do të takohen në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin ‘Etihad’,me Citizens që janë favoritë në letër.

Për këtë përballje, City nuk mund të llogarisë në Ferran Torres që është i lënduar, derisa Ederson dhe Gabriel Jesus janë në pushim pas ndeshjes me Brazilin.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Burnley nuk mund të llogarisë në Stephens dhe B.Mee që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Steffen, Cancelo, Stones, Ake, Laporte, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Mahrez, Foden, Sterling.

Burnley: Pope, Pieters, Collins, Lowton, Tarkowski(c), Cork, Cornet, Westwood, McNeil, Brownhill, Wood. /Telegrafi/