Telegrafi

Formacionet zyrtare: Lyoni dhe PSG me disa mungesa në përballjen e Kupës së Francës

Lyoni dhe Paris Saint-Germain i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

Ndeshja që fillon në ora 21:10, do të zhvillohet në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”, derisa dy skuadrat do të tentojnë që të kalojnë në finale.

Për këtë derbi, Lyoni nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Mephis Depay, Jeff Reine-Adelaide dhe Oumar Solet, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, PSG do të jetë pa lojtarët si, Thiago Silva, Ander Herrera, Colin Dagba dhe Maxim Choupo-Moting, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Lyonit: Lopes – Dubois, Marcelo, Denayer(c), Marçal – Guimaraes, Tousart, Aouar – Toko-Ekambi, Dembele, Terrier.

Formacioni startues i PSG-s: Navas – Meunier, Marquinhos (c), Kehrer, Kurzawa – Gueye, Paredes – Sarabia, Neymar – Cavani, Mbappe. /Telegrafi/