Franca është mysafir i Luksemburgut për ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Les Bleus aktualisht renditen në vend të dytë në Grupin A me pikë të barabarta me Suedinë që fitoi ndaj Bjellorusisë.
Francezët janë favoritë për të arkëtuar pikë të plota në këtë takim dhe nëse ndodh kjo do të pozicionohen në krye të grupit.
Në ndërkohë, edhe Holanda dhe Bullgaria po qëndrojnë afër dy vendeve të para në Grupin A, prandaj gabimet nuk janë të lejuara.
Formacioni bazë i Luksemburgut: Moris; Jans, Chanot, Martins, Malget; Mutsch, Gerson, Philipps, Da Mota; Bensi; Joachim.
Formacioni bazë i Francës: Lloris; Sidibe, Umtiti, Koscielny, Mendy; Matuidi, Kante; Payet, Griezmann, O.Dembele; Giroud.
/Telegrafi/