Ballkani do të jetë mysafirë i Ludogorets në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampionët tanë shënuan fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, duke dhuruar spektakël dhe duke e dominuar kundërshtarin në të shumtën e ndeshjes.
Ballkani e dërgojnë tutje tri rezultatet, fitorja, barazimi dhe humbja me një gol.
Për këtë ndeshje trajneri Ilir Daja ka vendosur të mos bëjë ndryshime, duke i besuar formacionit të njëjtë që luajti në ndeshje të parë.
Në portë do të jetë Enea Koliqi, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Lorenc Trashi.
Në mesfushë luajnë Lindon Emërllahu, Qëndrim Zyba dhe Edvin Kuç, ndërsa në sulm Meriton Korenica, Nazmi Gripshi dhe Albion Rrahmani.
Në anën tjetër te Ludogorets luajnë emra si Kiril Despodov, Matias Tissera dhe Bernard Tekpetey në sulm.
Ludugorets: Padt, Witry, Pastun, Russo, Heiter, Yankov, Piortowski, Goncalves, Tekepetey, Tissera, Despodov.
Ballkani: Koliqi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Emerllahu, Kuc, Zyba, Korenica, Rrahmani, Gripshi.
/Telegrafi/