Telegrafi

Formacionet zyrtare, Lokomotiva Moskë – Bayern Munich

Kampioni i Evropës, Bayern Munich, do të luajë si mysafirë i Lokomotivës së Moskën në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët që e kanë nisur shumë mirë këtë edicion të Ligës së Kampionëve me fitore ndaj Atletico Madridit, do të kërkojë tri pikët e radhës.

Në anën tjetër Lokomotiva e ka nisur mirë me një barazim 2-2 si mysafir ndaj RB Salzburg dhe do të kërkojë pikë edhe ndaj Bayern.

Lokomotiva do të kërkojë të bëjë më shumë në këtë ndeshje me emra si Krychowiak, Smolov e Ze Luis.

Në anën tjetër Bayern Munich i beson në sulm Robert Lewandowskit, që do të përkrahet nga Thomas Muller e Kinglesy Coman.

Ndeshja fillon ora 18:55.


Lokomotiva: Guilherme, Zhivoglayadov, Corluka, Murilo, Rybus, Ignatyev, Magkeev, Miranchuk. Kyrchowiak, Smolov, Ze Luis.

Bayern Munich: Neuer,  Pavard, Süle, Alaba, Hernández, Kimmich, Goretzka, Müller, Tolisso, Coman,  Lewandowski.


/Telegrafi/