Telegrafi

Formacionet zyrtare: Llapi synon fitore si mysafir i Brondby në Ligën e Konferencës

Llapi është mysafir i Brondby nga Danimarka në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 19:00, do të luhet në stadiumin “Brøndby Stadion”.

Skuadra nga Podujeva ka përballë një kundërshtar aspak të lehtë, ndërsa do të ishte një sukses po të merrnin një barazim.

Llapi do të synojë që ta përmbyllë kalimin në rrethin e tretë me fitore në Podujevë, por që Brondby ka një skuadër tejet cilësore.

Formacionet zyrtare:

Brondby: Pentz, Klaiber, Lauritsen, Rasmussen, Sebulonsen, Wass, Nartey, Bischoff, Suzuki, F.Bundgaard, Omoijuanfo.

Llapi: Avdyli, Huseini, I.Krasniqi, Bytyqi, Emini, Ahmeti, Musolli, Namani, Blakçori, Gashjani, Baftiu. /Telegrafi/