Telegrafi

Formacionet zyrtare, Lazio – Bayern Munich: Sarri dhe Tuchel duan avantazhin në ndeshjen e parë

Lazio pret Bayern Munichun në “Stadio Olimpico” në kuadër të rrethit të parë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Italianët arritën në këtë fazë si të dytit e grupit, ndërsa gjermanët si lider në grupin e tyre.

Para tri vitesh këto dy skuadra ishin takuar në fazën e njëjtë ku bavarezët kishin kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Për këtë ndeshje Murizio Sarri ka vendosur të luajë me emra si Isaksen, Immobile dhe Felipe Anderson.

Në anën tjetër, Thomas Tuchel do të luajë Sané, Müller, Musiala dhe Kane.


Lazio: Provedel; Marusic, Gila, Romagnoli, Hysaj; Guendouzi, Vecino, Luis Alberto; Isaksen, Immobile, Felipe Anderson

Bayern Munich: Neuer; Mazraoui, Kim, Upamecano, Guerreiro; Kimmich, Goretzka; Sané, Müller, Musiala; Kane


/Telegrafi/