Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kroacia apo Anglia – kush i bashkohet Francës në finale

(Foto: Getty Images)

Luzhniki Stadium është arena e gjysmëfinales së dytë në kuadër të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Anglisë janë në kërkim të një vendi në finalen e madhe që do të zhvillohet më 15 korrik (e diel).

Tifozët kroatë (Foto: Getty Images)

Skuadra ballkanike e eliminoi nikoqirin, Rusinë, në çerekfinale pas penalltive (meqë ndeshja pas vazhdimeve u mbyll 2-2), ndërsa Tre Luanët u treguan më të fortë se Suedia (2-0).

Në këtë mënyrë, këto dy përfaqësuese do të japin maksimumin për ta shfrytëzuar mundësinë që iu është dhënë në kërkim të arritjes në finale.

Tifozët anglezë (Foto: Getty Images)

Formacioni startues i Kroacisë: Subasic,Vrsaljko, Strinic, Perisic, Lovren, Rakitic, Modric, Brozovic, Mandzukic, Rebic, Vida.

Formacioni startues i Anglisë:Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Young, Lingard, Henderson, Ali, Kane, Sterling.

Finalisti i parë tashmë është caktuar. Franca triumfoi me rezultat 1-0 përballë Belgjikës të martën. /Telegrafi/

Exit mobile version