Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kosova U19 shpreson të këndellet ndaj Uellsit U19

Përfaqësuesja e Kosovës U19 është nikoqir i Uellsit U19 për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, është një sfidë aspak lehtë, pasi që luhet edhe në Austri.

Trajneri Ramiz Krasniqi do të shpresojë që të marrë tre pikë nga kjo sfidë, duke ditur se ka pësuar dy humbje.

Në anën tjetër, Uellsi ka një fitore dhe një barazim në kuadër të Grupit të 10-të të kualifikimeve.

Formacioni startues i Kosovës U19: Ajeti, Xhemaili, Shabani, Spahiu, Morina, Ademi, Shala, Neziri, Mjekiqi, Fazliu, Bunjaku.

Formacioni startues i Uellsit U19: Beach, Davies, Baker, Williams, Jones, Hughes, Raymond, Popov, Lannin-Sweet, Viggars, Harris. /Telegrafi/