Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Kolumbi – Angli

Kolumbia dhe Anglia do të luftojnë për biletën e fundit që dërgon në çerekfinale.

Të dy kombëtaret kanë treguar formë të mirë në grupe, duke marrë nga dy fitore dhe një humbje.

Kolumbia vjen si lider i grupit, ndërsa Anglia nga vendi i dytë.

Trajneri i Kolumbisë, Jose Pekerman, ka zgjedhur që të luajë në sulm me Radamel Falcaon, ndërsa pas tij do të jenë emra si Juan Cuadrado dhe Quentero.

Vazhdon të mungojë ylli i Kolumbisë, James Rodriguez.

Në anën tjetër Herry Kane do ta udhëheq sulmin e Anglisë i mbështetur nga emra si Sterling, Alli e Lingard.

Porta e Anglisë do të mbrohet nga Pickford, ndërsa formacioni do të jetë 3-5-2.

Skuadra që kalon tutje për kundërshtarë do ta ketë Suedinë që mposhti Zvicrën 1-0. /Telegrafi/


Kolumbia:  Ospina, Arias, Barrios, Sanchez, Falcao, Cuadrado, Mina, Lerma, Mojica, Quintero, D. Sanchez

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Henderson, Alli, Young; Lingard, Sterling; Kane.


 

Exit mobile version