Telegrafi

Formacionet zyrtare, Klasksvik – Ballkani: Suharekasit kërkojnë fazën e play-offit

Klaksvik dhe Ballkani do të përballen në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2.

Skuadrës së Ilir Dajës i konvenon çdo barazim në këtë përballje për këtë ndeshje.

Trajneri ka vendosur që të luajë me Damir Ljuljanović në portë, ndërsa para tij janë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi dhe Arbër Potoku.

Edvin Kuc, Liridon Emërllaku dhe Nazmi Gripshi janë në mesfushë, ndërsa sulmi i është besuar, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

Klaksvik

Ballkani

 /Telegrafi/