Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Italia luan ndaj Irlandës së Veriut për një vend në ‘Katar 2022’

Italia është mysafire e Irlandës së Veriut në Windsor Park në Belfast, ku e zhvillon ndeshjen vendimtare për të marrë biletën për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Azzurrët kanë pikë të barabarta me Zvicrën (nga 15) në Grupin C dhe duhet të fitojnë, në mënyrë që ta kenë të sigurt kualifikimin duke u bazuar në golaverazhin më të mirë.

Çfarëdo rezultati tjetër në kombinim me fitoren eventuale të Helvetikëve, do ta vinte Italinë në pozicion të vështirë, sepse kualifikimin do ta kërkonte përmes ‘play-offit’.

Përzgjedhësit Ian Baraclough dhe Roberto Mancini i kanë përgatitur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

(Foto: uefa.com)

Formacioni startues i Irlandës së Veriut: Peacock-Farrell; Cathcart, Evans, Flanagan; Lewis, Dallas, Davis, McCann, Saville; Whyte, Magennis.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Emerson; Tonali, Jorginho, Barella; Berardi, Insigne, Chiesa.

/Telegrafi/

Exit mobile version