Italia dhe Polonia zhvillojnë duelin e vlefshme për Grupin 1 në kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Azzurrët kanë arkëtuar gjashtë pikë nga katër sfidat e mëparshme dhe kanë një pikë më pak se polakët.
Prandaj sfida që zhvillohet në Stadio Mapei – Citta del Tricolore është e rëndësishme, pasi fituesi do të pozicionohet në krye të tabelës.
Trajnerët Alberico Evani dhe Jerzy Brzeczek i kanë gati skuadrat startuese për këtë sfidë.
Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Florenzi, Acerbi, Bastoni, Emerson; Barella, Jorginho, Locatelli; Bernardeschi, Belotti, Insigne.
Formacioni startues i Polonisë: Szczesny; Reca, Bednarek, Glik, Bereszynaki; Moder, Krychowiak; Jozwiak, Linetty, Szyrnanski; Lewandowski.
/Telegrafi/