Telegrafi

Formacionet zyrtare: Italia dhe Maqedonia e Veriut luajnë gjysmëfinalen e barazhit

Në Stadio Renzo Barbera zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e barazhit për kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Trajnerët Roberto Mancini dhe Blagoja Milevski i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Florenzi, Bastoni, Mancini, Emerson; Jorginho, Barella, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.

Formacioni startues i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; S.Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Nikolov, Ademi, Bardhi; Churlinov, M.Ristovski, Trajkovski.

Përfaqësuesja që do të fitojë këtë përballje në finalen kualifikuese do të ndeshet me fituesin e duelit ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë. /Telegrafi/

(Foto: uefa.com)