Telegrafi

Formacionet zyrtare: Italia – Armenia

Italia do të jetë nikoqir i Armenisë në kuadër të përballjes për kualifikimet në Euro 2020.

Azzurët dhe armenët i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në ‘Stadio Renzo Barbera’.

Italia tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian si lider i Grupit J me 27 pikë, Finlanda po ashtu ka kaluar tutje me 18, Greqia me 11, Armenia dhe Bosnja e Hercegovina me dhjetë, e Lihtenshtajni me dy.

Formacioni startues i Italisë: Sirigu, Di Lorenzo, Biraghi, Tonali, Jorginho, Zaniolo, Romagnoli, Chiesa, Immbile, Barella, Bonucci.

Formacioni startues i Armenisë: Airapetyna, Calisir, Haroyan, Grigoryan, Barseghyna, Babayan, Hovhannisyan, Edigaryan, Hambartsuyan, Karapetyan. /Telegrafi/